TAGS-AT E JAVËS

Kronike23 Gusht 2024, 21:05

Të shtënat drejt automjetit të blinduar në Shkodër, çfarë u gjet në vendngjarje

Shkruar nga Pamfleti

Të shtënat drejt automjetit të blinduar në Shkodër,

 

Një automjet tip “Audi” është qëlluar me armë zjarri mbrëmjen e sotme në fshatin Rranxa të njësisë Bushat të bashkisë Vau i Dejës.

Efektivët e policisë janë në kërkim për gjetjen e autorëve që qëlluan, ndërsa ende janë paqarta arsyet e kësaj ngjarje. Në vendin e ngjarjes janë gjetur disa gëzhoja, ndërsa autorët janë larguar me shpejtësi.

Sipas policisë, automjeti tip "Audi" ishte i parkuar dhe nuk ka persona të dëmtuar.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave, identifikimin e autorit/ve dhe dokumentimin ligjor të rastit.

 

 

Lini një Përgjigje