
Ish-dhëndri i rojës që mbeti i vrarë nga breshëria e plumbave në “Top Channel” është liruar nga policia, pas shoqërimit që ju bë për shkak të dyshimeve se kishte lidhje apo dijeni me ngjarjen.
Roberto Papçi ( ish-dhëndëri) dhe Agustin Tonaj të cilët u ndaluan një ditë më parë në Vlorë janë liruar nga Drejtoria e policisë së Tiranës.
Kujtojmë se ndalimi i tyre ndodhi në Vlorës rreth orës 3 të mëngjesit të së hënës, më pas një grup i policisë kriminale shkuan dhe morën dy të rinjtë dhe i sollën në Drejtorinë e Vendore të Policisë në Tiranë.
Gjatë seancës së pyetjeve të dy kanë mohuar përfshirjen apo dijeninë për sulmin tek godina e televizionit kombëtar “Top Channel”.
Roberto Papçi ka qenë bashkëshorti i vajzës së Pal Kodrës, por prej dy vitesh ata ishin ndarë. Sipas burimeve ndarja nuk ka ndodhur me mirëkuptim për shkak të kujdestarisë së fëmijës që ka çifti. Ndaj këtyre dy personave janë kryer teste të gjurmës së barutit, apo marrjes së gjurmëve të gishtërinjve.
Ndalimi i tyre u krye në Vlorë nga një postobllok policor pak orë pasi ngjarja u regjistrua. Punonjësit e policisë kanë parë veprime të çuditshme të dy personave dhe për këtë arsye është kryer ndalimi. Gjatë komunikimit Roberto Papçi u ka thënë policisë së Vlorës se ishte në këtë qytet për të blerë një makinë.
Lini një Përgjigje