Kronike25 Maj 2024, 10:47

Telefonoi policinë dhe më pas zhduku sms në telefonin e saj, çfarë fsheh i dashuri i efektives që u vetëvra? Zbardhet identiteti

Shkruar nga Pamfleti

Telefonoi policinë dhe më pas zhduku sms në telefonin e saj,

Policia e Tiranës ka arrestuar të dashurin e polices 21 vjeçare, Aldorjana Loshi që u vetëvra pasditen e djeshme në banesën e saj.

28 vjeçari nga Kamza, i identifikuar si Endri Nika akuzohet për pengim të zbulimit të vërtetës. Burimet bëjnë me dije se ai fshiu mesazhet në telefon me policen. Dje e telefonoi disa herë, por nuk iu përgjigj.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18.27 të 24 majit 2024  nw baneswn ku jetonte vajza në rrugën "Todi Shkurti".  Aldorjana Loshi, e cila shërbente në Komisariatin e Policisë nr.5 është gjetur pa shenja jete nga i dashur i saj

Arrestimi i shtetasit E. N., 28 vjeç, banues në Kamëz,për veprën penale "Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës" është bërë gjatë natës nga policia specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1.

Burime bëjnë me dije se djali ka fshirë mesazhet e komunikimit në celular me policen. Ndërkohë ditën e djeshme i ka telefonuar me dhjetëra herë por nuk i është përgjigjur.