Kronike25 Maj 2024, 10:40

Kokainë dhe grup kriminal, publikohet fotoja e policit të arrestuar në Fier

Shkruar nga Pamfleti
Kokainë dhe grup kriminal, publikohet fotoja e policit të arrestuar
Polici i arrestuar Lorenc Gropa

Ditën e sotme është publikuar fotoja e Lorenc Gropës me detyrë Trup Shërbimi i Patrullës së Përgjithshme pranë Komisariatit Fier i cili është arrestuar mbrëmjen e djeshme.

Ai akuzohet se është pjesë e grupit të personave që shisnin lëndë narkotike, veprimtari të cilën dyshohet se e kryenin në ambientet e një bar kafe, në Patos.

Nga kontrolli i banesës së punonjësit të policisë u sekuestruan në cilësinë e provave materiale një qese me pluhur të bardhë, në dukje lëndë narkotike e llojit kokainë me peshë rreth 41,25 gr, 2 cigare me lëndë narkotike hashash, 2 peshore për peshimin e lëndës narkotike, një armë zjarri tip TT, një armë zjarri e llojit Karabinë dhe 11 aparate celularë.