Kronike25 Maj 2024, 10:27

Vetëvrasja e efektives në Tiranë, arrestohet i dashuri; mesazhi i fundit që i dërgoi 21-vjeçarja

Shkruar nga Pamfleti

Vetëvrasja e efektives në Tiranë, arrestohet i dashuri; mesazhi i

Është arrestuar i dashuri i polices 21-vjeçare, Aldorjana Loshi, e cila vrau veten me armën e shërbimit ditën e djeshme.

Një ditë pas ngjarjes së rëndë që tronditi Tiranën, ku një efektive 21-vjeçare vrau veten me armën e shërbimit në banesë, u arrestua i dashuri i saj.

Sipas policisë 28-vjeçari nga Kamza, i identifikuar si Endri Nika akuzohet për pengim të zbulimit të vërtetës. Burime bëjnë me dije se ai fshiu mesazhet në telefon me policen.

Ndërkohë, është zbuluar edhe mesazhi që 21-vjeçarja i ka dërguar për herë të fundit të dashurit të saj, përpara se të merrte aktin e rëndë.

“Kur të vish derën po ta lë të hapur, zoti të ruajt”, i ka shkruajtur e efektivja të dashurit të saj.

Sipas informacioneve, menjëherë sapo i dashuri e ka gjetur të pajetë 21-vjeçaren, ka marrë telefonin dhe ka fshirë mesazhet.

I arrestuari dyshohet si shkaktari i vetëvrasjes, për këtë arsye është vënë në pranga. Ndërkohë që dyshohet se ata kanë pasur konflikt në çift.

Policia ka marrë në pyetje të dashurin e saj si dhe njerëz të afërt për të mësuar shkakun e tronditjes që e çoi në aktin ekstrem. I dashuri i saj ka deklaruar vetëm se nuk po mund të kontaktonte me të, por sot duket se ka ndryshuar dhe rrjedhja e ngjarjeve.

Babai i 28-vjeçari mësohet se ishte gjithashtu efektiv policie dhe punonte në të njëjtin komisariat me të dashurën e tij.

"Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, ku në rrugën “Todi Shkurti”, është vetëvrarë me armën e shërbimit shtetasja A. L., 21 vjeçe, punonjëse policie pranë Komisariatit të Policisë Nr. 5, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1, arrestuan shtetasin E. N., 28 vjeç, banues në Kamëz, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Ky shtetas dyshohet se ditën e djeshme ka shkuar në banesën e shtetases A. L., dhe pasi ka njoftuar Policinë për ngjarjen e ndodhur, ka fshirë mesazhet me shtetasen A. L., në telefonin e saj. Materialet i kaluan Prokurorisë", njofton policia.

21-vjeçarja Aldorjana Loshi, efektive në komisariatin nr.5 në Kamëz i dha fund jetës me një plumb në gjoks me armën e shërbimit.

Dyshohet se ajo ishte e vetme në shtëpi kur i dha fund jetës jetës, ndërsa është dashur ndërhyrja e forcave zjarrfikëse për të hapur derën e banesës së saj.

E reja me origjinë nga Klosi i Mirditës jetonte e vetme në rrugën “Ali Demi” në Tiranë dhe prej një viti e gjysmë punonte në komisariatin nr.5 si patrullë e përgjithshme. Efektivja nuk e kishte babanë, ndërsa la pas nënën dhe një vëlla më të vogël.

 

vetevrasje efektive tirane arrestim i dashuri mesazhi i fundit