TAGS-AT E JAVËS

Kronike12 Qershor 2026, 11:02

Tentoi të grabiste një pikë "Exchange", kush është 23-vjeçari që kërcënoi me pistoletë lodër 

Shkruar nga Pamfleti
Tentoi të grabiste një pikë "Exchange", kush
Pamje nga ngajrja

Një 23-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia e Tiranës pasi tentoi të grabiste një subjekt për transferta parash dhe këmbimi valutor në zonën e Shkozës, duke kërcënuar punonjësit me një send në dukje armë zjarri, që rezultoi të ishte plastik.

Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ndodhi mëngjesin e së premtes, kur autori identifikuar si Klejdi Ymeri, hyri në ambientet e subjektit dhe tentoi të merrte një shumë parash nën kërcënimin e sendit që ngjante me armë zjarri.

Gjatë kontrollit në zonën përreth, uniformat blu sekuestruan sendin e përdorur gjatë ngjarjes, i cili dyshohet se ishte përdorur për të frikësuar punonjësit e subjektit.

"Tentoi të vidhte në një subjekt për transferta parash në Shkozë, duke i kërcënuar punonjësit me një send në dukje armë zjarri (por plastike), por falë reagimit të menjëhershëm të Policisë, autori u neutralizua dhe u vu në pranga.

Sekuestrohet sendi i përdorur gjatë tentativës, i dyshuar si armë zjarri (por plastike).

Menjëherë pas marrjes së njoftimit se një shtetas kishte hyrë në ambientet e një subjekti për transferta parash dhe, nën kërcënimin e një sendi që dyshohej se ishte armë zjarri, kishte tentuar të vidhte një shumë parash, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 organizuan punën dhe ndërhynë menjëherë për kapjen e autorit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale, u bë i mundur neutralizimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit K. Y., 23 vjeç.

Gjatë kontrollit të zonës përreth u sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, sendi i përdorur prej tij gjatë ngjarjes.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, ndërsa vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje”, njofton policia.

tentoi te grabiste nje pike exchange

Lini një Përgjigje