TAGS-AT E JAVËS

Kronike29 Qershor 2024, 11:06

Tentoi të kalonte dy emigrantë të paligjshëm, arrestohet 43-vjeçari në Gjirokastër

Shkruar nga Pamfleti

Tentoi të kalonte dy emigrantë të paligjshëm, arrestohet

Një 43-vjeçar është arrestuar nga policia e Gjirokastrës, pasi u kap në flagrancë duke transportuar 2 emigrantë të paligjshëm.

Në pranga është vënë shtetasi me inicialet E. Rr., 43 vjeç, banues në Tiranë. Ai u kap në flagrancë në aksin rrugor Gjirokastër-Kakavijë, në kryqëzimin e fshatit Dervician, duke transportuar me automjetin tip “Mercedes Benz”, 2 emigrantë nga Pakistani.

43-vjeçari po i çonte nga Tirana në drejtim të Sarandës, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit.

Polcicia sekuestroi automjetin, 3 celularë dhe një shumë parash.

 

Lini një Përgjigje