Kronike12 Prill 2024, 22:07

Ngjarje e rëndë në Itali, 36-vjeçari shqiptar bie nga çatia dhe humb jetën

Shkruar nga Pamfleti

Ngjarje e rëndë në Itali, 36-vjeçari shqiptar bie nga

Një aksident në punë i ka marrë jetën një 36-vjeçari shqiptar në Milano të Italisë. Ai ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në qendër të Magentas teksa po kryente punime rinovimi në një ndërtesë.

Për arsye ende të paqarta  çatia e ndërtesës ku po punonte u shemb dhe shqiptari ndërroi jetë në çast duke u rrëzuar nga shkallët.

Zjarrfikësit ndërhynë menjëherë në vendngjarje por pa mundur të shpëtojnë 36-vjeçarin. Nuk raportohet për të lënduar të tjerë.

Ndërsa banorët e banesave të tjera kanë mbetur brenda duke mos mundur të dalin.

Viktima ishte pronari, i kompanisë që po kryente punimet e rinovimit në ndërtesë së bashku me 2 bashkëpunëtorë të tjerë.