TAGS-AT E JAVËS

Kronike16 Korrik 2026, 14:56

Tentoi të vidhte një market duke thyer xhamat me çekiç, kapet 14-vjeçari në Krujë

Shkruar nga Pamfleti

Tentoi të vidhte një market duke thyer xhamat me çekiç,

Një 14-vjeçar është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Krujë, pasi tentoi të vidhte një market në pedonalen e qytetit. I mituri akuzohet se theu xhamat e subjektit me një çekiç për të hyrë brenda, ndërsa ngjarja u filmua dhe pamjet u publikuan në rrjetet sociale.

Gjatë shoqërimit policia sekuestroi çekiçin me të cilin dyshohet se u thyen xhamat e marketit, si dhe veshjet që 14-vjeçari mbante në momentin e tentativës për vjedhje.

Për shkak të moshës, ndaj të miturit po kryhen veprimet procedurale në prani të prindërve, mbrojtësit ligjor dhe psikologut. Materialet i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Tentoi të vidhte një market duke thyer xhamat me çekiç,

"Tentoi të vidhte me thyerje, në një market në pedonalen e qytetit, identifikohet dhe shoqërohet pak orë pas krimit, autori i dyshuar.

Sekuestrohen sendi i fortë (çekiç) me të cilin 14-vjeçari theu xhamat e subjektit, dhe veshjet që mbante në momentet e krimit.

Menjëherë pas njoftimit për një tentativë për vjedhje me thyerje, në orët e para të mëngjesit të sotëm, në një market në pedonalen e qytetit (rast i pasqyruar dhe në rrjete sociale), specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë kryen veprimet e nevojshme hetimore dhe procedurale, për kapjen e autorit.

Si rezultat i këtyre veprimeve, u identifikua dhe u shoqërua në ambientet e Komisariatit, pak orë pas kryerjes së krimit, autori i dyshuar i rastit, një 14-vjeçar, me të cilin vijojnë të kryhen veprime procedurale, me asistencën e prindërve, mbrojtësit ligjor dhe psikologut.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme", njofton policia.

tentative vjedhje

Lini një Përgjigje