TAGS-AT E JAVËS

Kronike21 Tetor 2025, 11:27

Tentoi të vriste me thikë një person në Korçë, ekstradohet nga Greqia Deni Mecolli

Shkruar nga Pamfleti

Tentoi të vriste me thikë një person në Korçë,

Një 39-vjeçar i kërkuar dhe akuzuar për tentativë vrasjeje në Korçë, është ekstraduar nga Greqia për llogari të Interpol Tiranës ditën e sotme.

Sipas policisë, i ekstraduari është Deni Meçolli. Ndaj tij kishte masë sigurie në mungesë “arrest me burg”.

Meçolli akuzohet se më datë 4 shkurt 2025, në lagjen nr. 2, Korçë, ka tentuar të vrasë për motive të dobëta Ergyst Shtylla, 40 vjeç, duke e goditur me thikë, në kraharor. pas krimit ai u arratis drejt vendit fqinj, ku dhe u fsheh deri në prangosje.

Shtylla mori tre plagë me thikë në trup dhe dha dëshminë pas kalimit të rrezikut për jetën. Ai i tha oficerëve mes të tjerash se ngjarja kishte ndodhur pas një grindjeje për shitjen e një makine.

Greqia njoftoi arrestimin e Meçollit më 15 korrik të këtij viti dhe nisi procedurat e ekstradimit.

"Si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet strukturave të Interpol Tiranës dhe të Interpol Athinës, u finalizua procedura për ekstradimin nga Greqia, në Shqipëri, të shtetasit: D. M., 39 vjeç, banues në Korçë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, sepse në muajin shkurt 2025, Gjykata e Korçës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja me dashje”.

Shtetasi D. M. akuzohet se më datë 04.02.2025, në lagjen nr. 2, Korçë, ka tentuar të vrasë për motive të dobëta, shtetasin E. Sh., 40 vjeç, duke e goditur me thikë, në kraharor.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda, të DVP Korçë, kryen veprimet procedurale për ekzekutimin e vendimit penal", njofton policia.

Lini një Përgjigje