
Pas Fushë-Krujës, Lushnja është tronditur në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte, pasi një shpërthimi i një sasie eksplozivi ka zgjuar banorët e qytetit.
Ngjarja ndodhi në katin e parë të një pallati, ku ishte vendosur një sasi tritoli në hyrje të banesës së Shaqe Gjatës, nënës së Klea Gjatës, e njohur si e dashura e Laert Haxhiut, një emër i përfolur për lidhje me botën e krimit.
Sipas burimeve nga vendngjarja, shpërthimi ka shkaktuar dëme të mëdha materiale në banesë, në fasadën e pallatit dhe në disa automjete të parkuara pranë. Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar, por banorët e pallatit janë tronditur nga fuqia e shpërthimit.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e motiveve të kësaj ngjarjeje.


Lini një Përgjigje