TAGS-AT E JAVËS

Kronike 8 Maj 2025, 12:34

Tragjedi në Mirditë! Po dërgonin energji elektrike në qendrën e votimit, humb jetën një elektricist; plagosen 2 të tjerë

Shkruar nga Pamfleti

Tragjedi në Mirditë! Po dërgonin energji elektrike në

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Mirditë, ku një elektriçist ka humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur. Mësohet se viktima dhe dy të plagosurit po punonin për të çuar energjinë elektrike në një qendër votimi në Kodër-Rrëshen.

Viktima është Emiljano Bunga, punonjës i OSHEE, ndërsa dy të tjerët janë dërguar për ndihmë mjekësore në spital. Qendra e votimit ndodhet tek godina e ish-shkollës së mbyllur në Kodër-Rreshen.

Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë, teksa forca të policisë kanë shkuar në vendngjarje për të nisur hetimet.

Po punohet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes tragjike.

Lini një Përgjigje