TAGS-AT E JAVËS

Kronike 5 Shkurt 2026, 07:39

Tragjike në Itali/ Shuhet familja shqiptare, humbin jetën prindërit dhe dy fëmijët 15 dhe 22-vjeç

Shkruar nga Pamfleti

Babai, nëna dhe dy fëmijët e tyre u gjetën të pajetë në banesë, ndërsa një i afërm lufton për jetën në spital. Dyshohet se shkak ka qenë një kazan me defekt që lëshoi gazin vdekjeprurës.

Tragjike në Itali/ Shuhet familja shqiptare, humbin jetën
Shuhet familja shqiptare

Katër anëtarë të një familje shpitare u gjetën të vdekur në shtëpinë e tyre në Lucca, qytezë në zonën e Firences, kanë njoftuar autoritetet italiane si pasojë e një helmimi fatal nga monoksidi i karbonit.

Viktimat janë një burrë 48-vjeçar, bashkëshortja e tij 43-vjeç dhe dy fëmijët e tyre, 22 dhe 15- vjeç, të gjithë me origjinë shqiptare, raporton Corrrere della Sera.

Ngjarja u zbulua të mërkurën në mbrëmje, rreth orës së darkës, kur vëllai i kryefamiljarit, i shqetësuar pasi nuk po merrte përgjigje nga telefonatat e tij, shkoi në banesën trekatëshe të familjes në Via Galgani.

Pasi nuk mori asnjë përgjigje nga brenda, ai njoftoi karabinierët.

Kur forcat e rendit hynë në shtëpi, gjetën tryezën të shtruar dhe katër trupat e pajetë të fmailjes Kola në dysheme. Familjari që kishte dhënë alarmin humbi ndjenjat pak çaste më vonë për shkak të ekspozimit ndaj gazit dhe u dërgua me urgjencë në spitalin Cisanello në Pisa, ku ndodhet në gjendje kritike.

Dy oficerë të karabinierëve që ndërhynë të parët pësuan simptoma të lehta helmimi, por jashtë rrezikut për jetën. Ata arritën të largoheshin në kohë nga banesa dhe të ngrinin alarmin për shërbimet e emergjencës.

Sipas hetimeve paraprake, shkaku më i mundshëm i tragjedisë është një kazan me defekt, i cili mund të ketë shkaktuar rrjedhjen e monoksidit të karbonit një gaz pa erë dhe i padukshëm, shpesh vdekjeprurës.

Kryetari i bashkisë së Porcarit, Leonardo Fornaciari, mbërriti në vendngjarje dhe shprehu dhimbjen e tij për atë që e përshkroi si një “tragjedi që ka goditur thellë gjithë komunitetin”.

“Është e vështirë të gjesh fjalë përballë një humbjeje kaq të madhe,” tha ai, duke shtuar se qyteti është i bashkuar në mbështetje të familjarëve dhe miqve të viktimave.

Hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes janë ende në vazhdim.

shuhet familja shqiptare në itali

Lini një Përgjigje