TAGS-AT E JAVËS

Kronike 7 Mars 2023, 08:42

Transportonte me furgon 220 kg kokainë me vlerë 15 milionë euro, autori dyshohet se është shqiptar

Shkruar nga Pamfleti
Transportonte me furgon 220 kg kokainë me vlerë 15 milionë euro,

Një 37-vjeçar, i cili dyshohet se është shqiptar është arrestuar nga policia italiane në Veneto pasi u kap duke transportuar 220 kg kokainë me furgon. Lënda narkotike ishte e cilësisë së lartë dhe nëse do të dilte në treg, do kapte vlerën e 15 milionë euro.

Shqiptari që po drejtonte furgonin u arrestua dhe akuzohet për trafik droge. Sipas hetimeve nga Guardia di Finanza dhe policisë, sasia e drogës do të shpërndahej në një treg më të gjerë se ai i Veronës.

Sekuestrimi i djeshëm është një nga më të mëdhenjtë e kryer nga ‘Scaliger’ së bashku me policinë rrugore të Verona. Në nëntor 2021, në autostradën A4 në drejtim të Milanos, policia kishte konfiskuar edhe 350 kilogramë të tjerë kokainë të transportuar nga një 40-vjeçari nga Brescia, një korrier droge ‘me eksperiencë’, me precedentë të veçantë.

Ai po udhëtonte me furgon në kushte të pasigurta, me dritë jofunksionale, që shërbente për transportin e materialeve hidraulike.

Lini një Përgjigje