Kronike21 Maj 2024, 10:49

Tronditëse në Kavajë! Abuzoi me vajzën e tij prej 4 vitesh, arrestohet 48-vjeçari

Shkruar nga Pamfleti

Tronditëse në Kavajë! Abuzoi me vajzën e tij prej 4 vitesh,

Një 48-vjeçar në Kavajë është vënë në pranga pasi dyshohet të ketë kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e tij të mitur, në mënyrë të përsëritur.

Siç bëhet e ditur, 48-vjeçari është kallëzuar në policia nga vajza e tij 15-vjeçare.

Sipas dëshmisë së saj, i ati e ka abuzuar për katër vite rresht.

Babai i vajzës, Bledar Rako, banues në Golem, u vu në pranga për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”.