
Policia ka dhënë detajet e para lidhur me trupin e pajetë të gjetur pasditen e sotme në lumin Shkumbin nga një peshkatar i zonës.
Ky i fundit ka njoftuar autoritetet, të cilat më pas bënë ndërhyrjen duke e nxjerrë nga uji. Në njoftimin zyrtar, Policia bën të ditur se dyshohet se personi ka humbur jetën disa ditë më parë, ndërsa është ende i paidentifikuar.
Ndërkohë lidhur me rastin kanë nisur hetimet për të identifikuar personin dhe shkakun e humbjes së jetës.
Njoftimi nga Policia
Rreth orës 14:30, Policia ka marrë njoftim se në lumin Shkumbin, ishte konstatuar i mbytur një shtetas i moshuar.
Shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë nxjerrë nga uji trupin e pajetë, ende i paidentifikuar.
Nga këqyrja paraprake e trupit të ketij shtetasi dyshohet se ai ka humbur jetën disa ditë më parë.
Trupi i pajetë është dërguar në morgun e spitalit të Elbasanit, për ekspertizë.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e shtetasit të pajetë, përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës dhe dokumentimin ligjor të rastit.
Lini një Përgjigje