TAGS-AT E JAVËS

Kronike 1 Gusht 2023, 17:08

U arrestua në Amerikë, kush është ‘juristi’ fierak që u merrte paratë klientëve dhe nuk u zgjidhte çështjet

Shkruar nga Pamfleti

U arrestua në Amerikë, kush është ‘juristi’

Një tjetër i kërkuar nga autoritetet shqiptare është vënë në pranga në Amerikë. Bëhet fjalë për Elton Dakën. Në vitin 2013, kur ushtronte detyrën si avokat u merrte familjarëve paratë dhe nuk u zgjidhte çështjet.

“Shtetasi Elton Daka ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier e ka dënuar me 6 vjet burgim, për veprën penale "Mashtrimi".

Ky shtetas, duke ushtruar profesionin e tij si avokat, në vitin 2013, ka mashtruar dy shtetas të përfshirë në një aksident, të cilëve iu ka marrë vlera të konsiderueshme parash dhe nuk ua ka zgjidhur çështjen.  Vijojnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt vendit tonë.”-njofton SPAK.

Lini një Përgjigje