Kronike15 Dhjetor 2023, 13:55

U arrestua në Spanjë, Lulzim Berisha transferohet në Madrid; del sot para gjykatës

Shkruar nga Pamfleti

U arrestua në Spanjë, Lulzim Berisha transferohet në Madrid; del

Detaje të reja janë zbardhur nga arrestimi Lulzim Berishës, i njohur si “truri i ish-Bandës së Durrësit”.

Ai mësohet se jetonte prej disa vitesh në zonën e plazhit San Juan duke u fshehur me dokumente Bullgare te dyshuara si te falsifikuara.

Pas arrestimit Lulzim Berisha është transferuar në Madrid dhe sot do të vihet në dispozicion të Gjykatës Qendrore të Hetimit ku do te njihet me masën e sigurisë.

Mësohet se Berisha do të përfaqësohet nga dy avokatë ligjor, Francisco Miguel Galiana Botella dhe José Manuel Alamán Aragonés. Ndërkohë për Lulzim Berishën janë bërë gati procedurat e ekstradimit.

Kujtojmë se shpallja në kërkim e Lulzim Berishës është bërë në mes të muajit dhjetor 2021, ku pas dyshimeve mbi vendndodhjen e tij i kërkohet ndihmë autoriteteve të huaja, për lokalizimin dhe arrestimin e të dënuarit.

I akuzuari si kreu i bandës së Durrësit, Lulzim Berisha u lirua me kusht në 5 dhjetor 2016, pas një vendimi të komplikuar të Gjykatës së Apelit Durrës, sipas të cilit ai përfitonte lirim të parakohshëm pasi kishte shlyer ¾ e dënimit prej 25 vitesh burg dhënë nga Gjykata e Lartë.

Por në 7 dhjetor 2021, Gjykata e Lartë, prishi vendimin e Gjykatës së Apelit Durrës, që i fali Lulzim Berishës më shumë se 6 vite burg, bazuar edhe në një dokument punësimi të lëshuar nga ish-kryebashkiaku Vangjush Dako.

Ndërkohë veç kësaj mase kërkimi, Lulzim Berisha prej dhjetorit 2020 është në kërkim nga SPAK, pasi akuzohet si pjesëmarrës në vrasjen e Klodian Saliut dhe Vajdin Lames në muajin shkurt 2005.

spanje lulzim berisha madrid gjykate