TAGS-AT E JAVËS

Kronike22 Gusht 2024, 14:48

U gërvishtën makinat, sherr mes shofereve në Tiranë; një person i plagosur

Shkruar nga Pamfleti

U gërvishtën makinat, sherr mes shofereve në Tiranë;

Dy persona janë konfliktuar me njëri-tjetrin me sende të forta në Tiranë.

Policia njofton se shkak i konfliktit ka qenë fërkimi i makinave, ndërsa sherri ka degraduar deri në dhunë fizike. 

Raportohet se dy vajza kanë përplasur mjetet dhe më pas dy të afërm të tyre kanë shkuar në vendin e ngjarjes duke u konfliktuar me sende të forta.

Mësohet se Fatjon Dauti është konfliktuar me të afërmin e njërës prej shofereve, Marjo Baramin. Dauti ka përfunduar në spital dhe po merr ndihmë mjekësore.

Policia njofton se në vendin e ngjarjes ka gjetur edhe një armë zjarri, por nuk dihet se cilit prej personave të përfshirë në sherr i përket.

“Më datë 22.08.2024, në afërsi të rrethrrotullimit të Teg-ut, dyshohet se për shkak të një konflikti të çastit për një fërkim mjetesh, janë konfliktuar me sende të forta shtetasit F. D., dhe M. B. Gjatë konfliktit është dëmtuar me sende të forta shtetasi F. D., i cili po transportohet në spital për ndihmë mjekësore.

Në vendngjarje është gjetur një armë zjarri dhe po punohet për identifikimin e poseduesit të saj”, njofton policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Lini një Përgjigje