TAGS-AT E JAVËS

Kronike 4 Qershor 2025, 19:13

U godit nga rrufeja, humb jetën 65-vjeçari

Shkruar nga Pamfleti

U godit nga rrufeja, humb jetën 65-vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e të mërkurës në fshatin Qinam të Ersekës, ku një banor është goditur nga rrufeja, duke humbur jetën.

Sipas informacioneve paraprake, viktima është një 65-vjeçar me inicialet A.A., i cili dyshohet se u godit nga rrufeja. Nga raportimet mësohet se viktima ishte duke kullotur bagëtitë.

Forcat e policisë janë nisur drejt vendngjarjes për të hetuar rrethanat e incidentit dhe për të bërë të mundur transportimin e trupit.

Lini një Përgjigje