TAGS-AT E JAVËS

Kronike 6 Shkurt 2025, 11:24

U kap me drogë në makinë, arrestohet 21-vjeçari në Kukës

Shkruar nga Pamfleti

U kap me drogë në makinë, arrestohet 21-vjeçari në

Një 21-vjeçar është arrestuar nga policia në Kukës pasi u kap me një sasi kanabisi në makinë. Sipas bluve, i riu banues në Angli gjithashtu nuk ishte i pajisur me leje drejtimi. Lënda narkotike u sekuestrua nga policia si provë materiale.

“Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Sektorin e Qarkullimit Rrugor, arrestuan në flagrancë shtetasin I. K., 21 vjeç, banues në Angli.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin që drejtonte ky shtetas, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa. Nga verifikimet e kryera rezultoi se shtetasi I. K. nuk ishte i pajisur me leje drejtimi. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Kukës, për veprime të mëtejshme”, njoftoi policia.

Lini një Përgjigje