
Gjykata e Posaçme ka lënë në burg Elidon alias Aldo Avdylajn, i arrestuar një ditë më parë në Tiranë.
Avdylaj ishte në kërkim në kuadër të operacionit "Revanshi: të zhvilluar një vit më parë dhe për operacionin e 2 tetorit, që dyshohet si organizatori i vrasjes së Edmir Bregut në vitin 2021 në Durrës.
Policia i gjeti Aldo Avdylajt një armë zjarri pistoletë me municion luftarak.
Ai akuzohet nga GjKKO-ja, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, kryer për hakmarrje, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, të kryera në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, si dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Lini një Përgjigje