
61-vjeçari Leonard Nikolli, është shoqëruar në polici pasi ka kërcënuar drejtorin e Kontrollit të Territorit në IMT, Klajdi Meçi.
Mësohet se ditën e sotme ai shkoi në zyrat e IMT Tiranë, duke kërcënuar me jetë drejtuesin e institucionit.
Kallëzimi në polici është bërë nga ky i fundit, teksa ka pretenduar se Nikolli e ka kërcënuar se do ta vriste. Raportohet se Nikolli ka thënë sapo ka hyrë në institucion se: “Jam i armatosur, ku është drejtori se do e vras?!”.
Në vijim është shprehur se do ia bënte njësoj si gjyqtarit Astrit Kalaja. 61-vjeçari Nikolli pritet të arrestohet nga policia.
Sipas Meçit, Nikolli kishte ankesa për një ndërtim që sipas tij duhej të prishej por IMT Tiranë nuk e kishte prishur. Objekti në fjalë ka sigurim padie me vendim gjykate, që e ndalon ndërhyrjen e IMT-së, pavarësisht se mund të ketë pretendime nga palë të tjera të përfshira.
Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Lini një Përgjigje