TAGS-AT E JAVËS

Kronike 3 Prill 2023, 09:05

U kapën me 17 kg kokainë në makinë, arrestohen dy shqiptarë në Itali

Shkruar nga Pamfleti

U kapën me  17 kg kokainë në makinë, arrestohen dy

Dy shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane me 17 kg kokainë. Operacioni nisi të enjten pasdite në periferi të Latina, ku karabinierët e komandës së stacionit Borgo Grappa u angazhuan në aktivitetet e kontrollit rrugor të zgjeruara me nxitjen e kolonelit Lorenzo D’Aloia, komandant provincial të Armës.

Pasi identifikuan dy  shqiptare, policët vendosën të vazhdonin me një kontroll më të thelluar të fugonit të tyre, tip “Fiat Ducato”.

Ajo që nxiti dyshimet e hetuesve dhe motivoi kërkimet ishte nervozizmi që të dy nuk mund ta fshihnin. Dhe në fakt në bordin e mjetit, brenda një kontejneri të ngjashëm me një kovë të madhe, u zbulua , një fund i rremë në pjesën e pasme të mjetit, brenda të cilit ishin të mbushura jo më pak se 15 'pllaka'  kokaine për një peshë totale mbi 17 kilogramë. Ndërkohë mësohet se nëse kokaine do shitej në treg do kapte vlerën e 2 milion eurove.

Një sasi rekord në kuadër të operacioneve antidrogë të kryera nga forcat e policisë vitet e fundit në territorin e kryeqytetit Pontin. Të dy përfunduan në burg në dispozicion të autoritetit gjyqësor për marrjen në pyetje të vërtetimit, ndërkohë që hetimet vazhdojnë të përcaktojnë rolin e tyre në trafikun lokal dhe ndërkombëtar të drogës.

itali shqiperi

Lini një Përgjigje