TAGS-AT E JAVËS

Kronike 1 Gusht 2025, 17:21

U mbyt teksa hidhte rrjetat e peshkimit në lumin Mat, Polumbarët nxjerrin trupin e pajetë të 68-vjeçarit  

Shkruar nga Pamfleti

U mbyt teksa hidhte rrjetat e peshkimit në lumin Mat, Polumbarët
Tre orë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur mesditën e sotme, ekipi i polumbarëve të RENEA-s ka gjetur trupin e peshkatarit që u mbyt ujërat e lumit Mat pranë fshatit Berzane të Lezhës.  

Polumbarët e RENEA-s kanë bërë të mundur gjetjen dhe nxjerrjen nga uji të trupit të pajetë të 68-vjeçarit. 
Peshkatari u denoncua i zhdukur nga shoku i tij rreth orës 13:40. 

Dyshohet se ai ishte futur në ujë në afërsi të Urës së Zogut për të hedhur rrjetat e peshkimit dhe nuk ishte rikthyer më në sipërfaqe. 

Njoftimi i policisë: 

Në vijim të informacionit paraprak për ngjarjen e ndodhur në lumin Mat, ju informojmë se: 

Polumbarët e Njësisë Speciale RENEA kanë bërë të mundur gjetjen dhe nxjerrjen nga uji të trupit të pajetë të shtetasit D. Q., 68 vjeç. 

Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje. 
 

Lini një Përgjigje