
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Mat, ndërsa dyshohet se një person është mbytur në lumin Mat.
Peshkatari u mbyt ujërat e lumit Mat pranë fshatit Berzane të Lezhës. Ai së bashku me një mikun e tij, u fut në ujë për të hedhur rrjetat e peshkimit dhe nuk ka dalë më në sipërfaqe.
Pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje janë nisur shërbimet e Policisë. Gjithashtu, do të ndërhyjë ekipi i polumbarëve të RENEA-s, për të vijuar kërkimet në ujë dhe gjetjen e trupit të këtij shtetasi.
“Sipas informacioneve zyrtare, rreth orës 13:40, Policia e Lezhës është njoftuar nga shtetasi P. N., banues në Rrubik, se shoku i tij, D. Q., ishte futur në ujë për të hedhur rrjetat e peshkimit dhe nuk ishte rikthyer më në sipërfaqe.
Menjëherë pas sinjalizimit, shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur veprimet për gjetjen e personit të zhdukur. Ndërkohë, pritet ndërhyrja e ekipit të palombarëve të RENEA-s për të vijuar kërkimet në ujë.
Grupi hetimor ndodhet gjithashtu në vendin e ngjarjes dhe po punon për të sqaruar rrethanat e incidentit.
Ngjarja ka shqetësuar banorët e zonës, ndërsa autoritetet i bëjnë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar gjatë aktiviteteve në ambiente ujore”, njoftoi policia.
Lini një Përgjigje