TAGS-AT E JAVËS

Kronike 8 Shtator 2025, 12:46

U qëllua me 3 plumba në trup, Erogen Vaso dërgohet për mjekim në Tiranë

Shkruar nga Pamfleti

U qëllua me 3 plumba në trup, Erogen Vaso dërgohet për

Erogen Vaso, një nga personat e plagosur i cili dyshohet se ka qenë dhe shënjestër e atentatit me armë zjarri që tronditi Shkodrën mëngjesin e sotëm, është transportuar drejt Tiranës për mjekim më të specializuar në Spitalin Ushtarak.

Raportohet se Vaso ka marrë tre plumba në trup, të cilët kanë prekur arteriet kryesore, duke e bërë të nevojshme një ndërhyrje emergjente dhe trajtim të avancuar që vetëm në kryeqytet mund të sigurohet.

Nga të shtënat, një plumb ka shkaktuar vdekjen e Liridon Krajës, ndërsa viktima tjetër, Armando Pali, ka marrë disa plumba. Një plagosje tjetër rëndë ka pësuar edhe kamarierja Meri Kaceri, e cila ndodhet aktualisht në repartin e reanimacionit, por jashtë rrezikut për jetën.

 

 

 

 

 

 

Lini një Përgjigje