TAGS-AT E JAVËS

Kronike 8 Shtator 2025, 11:42

Atentati me 2 viktima në Shkodër, autori braktisi motorin dhe grabiti automjetin nën kërcënimin e armës

Shkruar nga Pamfleti

Atentati me 2 viktima në Shkodër, autori braktisi motorin dhe grabiti

Detaje të reja janë zbardhur nga masakra me dy viktima dhe dy të plagosur ditën e sotme në Shkodër. 

Rakip Gila, 28-vjeçari që vrau dy Armando Palin dhe Liridon Krajën, si dhe plagosi Erogen Brajoviç (i dyshuar si shënjestra) dhe kamarieren 25-vjeçare Meri Kaceri, dyshohet se ka vepruar i vetëm.

Mësohet se i riu ka qenë me motor kur ka qëlluar me breshëri plumbash drejt lokalit ku ndodhej Brajoviç me Palin, dhe më pas ka arritur të marrë një automjet tip BMW nën kërcënimin e armës.

Por në tentativë për t’i ikur policisë, ai është aksidentuar në dalje të qytetit të Shkodrës. Më pas ka braktisur automjetin dhe ka tentuar të arratiset në këmbë drejt lumit Kir, por aty është kapur nga Forcat Shqiponja. I riu, i  cili kishte pak muaj që kishte dalë nga burgu, iu gjet edhe arma me të cilën kreu krimin.

Në vitin 2023, ai u arrestua pasi u kap me 1 armë gjahu, municion luftarak, 7 jelekë antiplumbë, maska e paruke.

 

Lini një Përgjigje