TAGS-AT E JAVËS

Kronike 8 Shtator 2025, 10:51

Dyshohet se ishte shënjestra e atentatit, del fotoja e Erogen Brajoviç, vëllai i Denis Brajoviç

Shkruar nga Pamfleti

Dyshohet se ishte shënjestra e atentatit, del fotoja e Erogen

Ky është Erogen Vaso alias Erogen Brajoviç, 43 vjeçari që mbeti i plagosur në atentatin me armë zjarri mëngjesin e kësaj të hëne në Shkodër, i cili dyshohet se ishte edhe shënjestra. 43-vjeçari është anëtar i grupit të Bajrave dhe vëllai i Denis Bajrit, i akuzuar për vrasjen e Gjin Ndojit në vitin 2020 në Shkodër. 

Dy persona mbetën të vrarë dhe dy të tjerë të plagosur, nga një atentat i ndodhur mëngjesin e të hënës në qendër të Shkodrës.

Viktima janë Armando Pali dhe Liridon Kraja, ndërsa i plagosur ka mbetur Erogen Vaso, si dhe një kameriere që punonte në lokalin ku ishin ulur tre personat e mësipërm, 25-vjeçarja Meri Kaceri.

Autori i dyshuar i atentatit, Ragip Gila, është arrestuar nga efektivët teksa po përpiqej të largohej nga qyteti. Ai ishte larguar fillimisht nga vendi i ngjarjes me motor, të cilin e kishte braktisur e më pas ishte larguar me automjet, por pasi ka përplasur makinën, ka vijuar në këmbë, por është kapur nga policia në një zonë periferike.

 

erogen vaso alias erogen brajoviç atentati në shkodër

Lini një Përgjigje