TAGS-AT E JAVËS

Kronike19 Dhjetor 2025, 09:38

U rrëzua nga kati i katërt i një apartamenti në Selanik, humb jetën tragjikisht i riu shqiptar

Shkruar nga Pamfleti
U rrëzua nga kati i katërt i një apartamenti në Selanik,
Foto ilustrim, policia greke

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Selanik, ku një 19-vjeçar shqiptar humbi jetën pasi ra nga ballkoni i një banese në katin e katërt.

Ngjarja ndodhi rreth orës 22:00 në qendër të qytetit. Sipas informacioneve, i riu, me origjinë nga Shqipëria, ra nga një apartament që ishte dhënë me qira afatshkurtër.

Pavarësisht ndihmës së parë 19-vjeçari kishte ndërruar jetë.

Ndërkohë, hetimet për rrethanat e ngjarjes po kryhen nga efektivët e Komisariatit të Sigurisë së zonës “Lefkos Pyrgos”.

u rrezua apartament selanik i riu shqiptar humb jeten

Lini një Përgjigje