TAGS-AT E JAVËS

Kronike18 Dhjetor 2025, 15:49

Nga miq në armiq! Zbardhen detajet për arrestimin e Fatmir Frrokut dhe dy bashkëpunëtorëve të tij, si lindi konflikti

Shkruar nga Pamfleti
Nga miq në armiq! Zbardhen detajet për arrestimin e Fatmir Frrokut
Pamje nga sherri

Frroku dhe Jata, dikur miq me njëri tjetrin për shkak të debateve në rrjetet sociale, nisën një konflikt që përfundoi në përdorimin e pistoletës.

Mbrëmjen e djeshme, policia e Kamzës ka arrestuar vjeçarin Fatmir Frroku, pasi ky i fundit për shkak të një konflikti në një ‘live’ TikTok rreth 3 javë më parë në zonën e Institutit plagosi të riun Mariglen Jata.

Ndërkohë është zbardhur arsyeja pse ka nisur sherri mes tyre dhe janë pikërisht replikat në rrjetin social TikTok .

Frroku dhe Jata, dikur miq me njëri tjetrin për shkak të debateve në rrjetet sociale, nisën një konflikt që përfundoi në përdorimin e pistoletës.

Ndërkohë në pranga kanë rënë edhe dy bashkëpunëtorët e Fatmir Frrokut,  Izet Leka dhe Marsildo Ndoja.

Njëri e ndihmoi të largohej nga vendngjarja, kur kreu krimin, ndërsa tjetri shoqërohej me të, në momentin e ndalimit.

"Tentoi të vriste me armë zjarri, një shtetas, rreth tri javë më parë, në Institut, lokalizohet dhe vihet në pranga në bulevardin “Nënë Tereza”, 36-vjeçari.

Në pranga dhe 2 përkrahës të 36-vjeçarit. Njëri e ndihmoi të largohej nga vendngjarja, kur kreu krimin, ndërsa tjetri shoqërohej me të, në momentin e ndalimit.

Si rezultat i punës informative dhe ndjekjes së kryer nga specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, me objektiv kapjen e autorit të plagosjes me armë zjarri, të shtetasit M. J., në rrugën “Ramadan Citaku”, më datë 23.11.2025, u finalizua operacioni “Akuza”.

Në kuadër të operacionit, u lokalizuan dhe u ndaluan shtetasit:

-F. F., 36 vjeç, pasi Gjykata i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”;

-I. L., 32 vjeç, pasi Gjykata i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”;

Gjithashtu, u arrestua në flagrancë shtetasi M. N., 30 vjeç, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.

Nga hetimet ka rezultuar se shtetasi F. F. ka plagosur me armë zjarri, për motive të dobëta, shtetasin M. J., dhe pas krimit është ndihmuar nga shtetasi I. L., për t’u larguar nga vendi i ngjarjes.

36-vjeçari u kap pas ndjekjes së automjetit me të cilin ai lëvizte bashkë me shtetasin M. N., nga Instituti deri në bulevardin “Nënë Tereza”, njoftoi policia.

Për të njëjtin motiv banal ditët e fundit kanë ndodhur dhe dy plagosje të tjera. Në tiranë në zonën ne freskut një 26 vjeçar i njohur në rrjetet  si gjaknxehti u dhunua në sende të torta ndërsa në Durrës një I ri i njohur si ‘GUCCI’ u plagos me armë zjarri në krah.

 

 

arrestim policia

Lini një Përgjigje