Kronike22 Mars 2023, 11:16

U vetëvra me thikë, zbardhen detaje të reja nga vdekja e spanjollit në Divjakë

Shkruar nga Pamfleti

U vetëvra me thikë, zbardhen detaje të reja nga vdekja e

Një shtetas spanjoll u gjet i pajetë në dhomën e një hoteli fshatin Karavasta të Divjakës.

Ai kishte një muaj që punonte bashkë me shtetesin tjetër spanjoll O.V. për montimin e serave diellore.

Mësohet se kohët e fundit, 47 vjeçari Francisko Cervilla ka shfaqur shenja depresioni për shkak të problemeve me familjen të cilën  e kishte në Spanjë.

Dyshohet sipas Policisë se kreu vetëvrasje duke prerë damarët duke bërë dush në banjë. Ka qenë shoku i dhomës, kolegu i tij Osvaldo Velasco që e ka gjetur në tualetin e dhomës që ndanin të dy.

"Në fshatin Karavasta, Divjakë, në një hotel, shtetasi spanjoll F. C., 47 vjeç, dyshohet se ka dëmtuar veten me mjet prerës (thikë) dhe për pasojë ka humbur jetën.

Sipas deklarimeve të para të shokut të tij të dhomës, shtetasit spanjoll O. V., 41 vjeç, rezulton se 47-vjeçari është dëmtuar me mjet prerës gjatë kohës që ka qenë duke bërë dush. 

Nga ana e grupit hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryhen veprime të thelluara hetimore për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, për të përcaktuar shkakun e kryerjes së vetëvrasjes. 

Ndërkohë, është shoqëruar në ambientet e Policisë, shoku i dhomës, shtetasi O. V., për sqarimin e të gjitha rrethanave dhe mekanizmit të ngjarjes.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore në vendngjarje do ketë njoftim të detajuar për këtë rast." njoftoi policia e shtetit.

divjaka policia vetevrasje