TAGS-AT E JAVËS

Kronike 3 Shtator 2023, 13:10

U vra me thikë nga motra mësuese, 37-vjeçarja do festonte nesër ditëlindjen

Shkruar nga Pamfleti

U vra me thikë nga motra mësuese, 37-vjeçarja do festonte

Amanda Pushani gjeti vdekjen nga dora e motrës së saj, pas një konflikti që nisi në banesë, ku Marsela Pushani po i kërkonte që të linte alkoolin, që e konsumonte prej gati 10 vitesh. Armanda Pushani do të festonte ditëlindjen ditën e nesërme (4 shtator), por humbi jetën vetëm dy ditë para se të mbushte 37-vjeç.

Pas vrasjes, familjarët tentuan të fshehin ngjarjen dhe raportuan atë si vdekje natyrale, por pas ekzaminimeve të kryera në trupin e saj u konstatuan plagë të shkaktuara nga thika.

Policia ka arrestuar motrën e saj, me profesion mësuese, ndërsa kjo e fundit ka deklaruar se vrasjen e bëri në kushtet e vetëmbrojtjes, pasi 37-vjeçarja e kishte kërcënuar se do e vriste atë dhe nënën.

Pas kryerjes së autopsisë ka rezultuar se shtetasja Pushani, kishte ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra nga një mjet prerës.

Si ndodhi ngjarja?

Ajo që ka njoftuar ngjarjen ka qenë nëna e viktimës, e cila ka telefonuar ambulancën duke i thënë se e bija nuk ndihet mirë.

Shërbimi mjekësor e gjeti të vdekur 37-vjeçaren ndera gjatë ekzaminimit u vu re që kishte një plagë poshte stomakut.

Ngjarja dyshohet se ndodhi për motive banale, ku motrat kanë pasur një përleshje mes tyre pasi viktima ishte e alkoolizuar dhe shpeshherë bëhej agresive.

 

amanda pushani tiranë

Lini një Përgjigje