Dy shtetase kineze janë arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi dyshohet se ushtronin prostitucion në një apartament të marrë me qira në kryeqytet.
Sipas njoftimit zyrtar, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës, finalizuan operacionin e koduar “Foleja 6”, pas informacioneve të siguruara për këtë veprimtari të paligjshme.
Në pranga u vunë shtetaset H. W., 40 vjeçe dhe K. Sh., 38 vjeçe, të dyshuara se ushtronin prostitucion në një apartament në rrugën “Myslym Shyri”.
Gjithashtu, autoritetet bënë me dije se është nisur procedim penal ndaj tre shtetasve të tjerë, të dyshuar si përfitues nga kjo veprimtari.
"Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, bazuar në informacionet e siguruara për një rast prostitucioni, kanë organizuar dhe finalizuar në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, operacionin policor të koduar “Foleja 6″. Në kuadër të operacionit u vunë në pranga shtetaset nga Kina H. W., 40 vjeçe dhe K. Sh., 38 vjeçe, pasi nga hetimet rezultoi se ushtronin prostitucion, në një apartament që e kishin marrë me qira, në rrugën “Mysylm Shyri”. Gjithashtu, nisi procedimi penal për 3 shtetas, përfitues nga kjo veprimtari."-njofton policia.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.
Lini një Përgjigje