TAGS-AT E JAVËS

Kronike27 Prill 2026, 15:23

Aksident i rëndë në aksin Librazhd-Elbasan, humb jetën një shtetas i huaj; 4 persona të tjerë të plagosur

Shkruar nga Pamfleti

Aksident i rëndë në aksin Librazhd-Elbasan, humb jetën

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në aksin kombëtar Librazhd–Elbasan, në zonën e Xibrakës, ku janë përfshirë disa automjete.  

Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përfshirë të paktën katër automjete. Si pasojë e përplasjes së fortë, disa persona kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Ndërkohë që bëhet me dije se një shtetas i huaj ka humbur jetën. Ndërkohë, forcat e policisë dhe ekipet e emergjencës ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit, si dhe për normalizimin e qarkullimit në këtë segment rrugor.

Njoftimi i policisë: 

Elbasan/Informacion paraprak

Rreth orës 14:50, në aksin rrugor “Librazhd-Elbasan”, automjeti me drejtues shtetasin kinez T. H., 33 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin V. M., 26 vjeç.

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën shtetasi kinez T. H., si dhe janë dëmtuar drejtuesi i automjetit tjetër, shtetasi V. M., si dhe 3 pasagjerë, të cilët janë transportuar në spital, për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

aksident elbasan

Lini një Përgjigje