TAGS-AT E JAVËS

Politike30 Qershor 2026, 10:26

Puçi i Erdoganit te bektashinjtë: ambasadori turk thyen protokollin për të shmangur Baba Mondin

Shkruar nga Pamfleti
Puçi i Erdoganit te bektashinjtë: ambasadori turk thyen protokollin
Ambasadori turk në Tiranë, B. Ceyhun Erciyes me Haxhi Baba Admir Selmanin në Gjyshatën Bektashiane të Elbasanit. /

Ankaraja e konsideron 'shtetin bektashi' një vijë të kuqe dhe ka nisur ofensivën; ambasadori turk në Tiranë takoi një klerik lokal në Elbasan, duke thyer protokollin e Kryegjyshatës, një ditë para përvjetorit tragjik të Betejës së Qerbelasë. Pas 'puçit' me Komunitetin Musliman, objektivi i radhës është largimi i Baba Mondit. Turqia nuk e pranon autoqefalinë e besimit islam në Shqipëri.

Rexhep Taip Erdogan, arsyen më të fortë të përplasjes me Edi Ramën, ka pasur tezën e "shtetit bektashi", pra pajisjes së Kryegjyshatës Botërore Bektashiane të Baba Mondit me një urdhër sovran të një lloj ekstraterritorialiteti ndërkombëtar.

Në një notë zyrtare, Ankaraja e ka bërë të qartë se këtë tezë e konsideron një ‘vijë të kuqe’ në marrëdhëniet mes dy vendeve.

Edhe pse mund të duket si një qëndrim radikal i Erdoganit, në të vërtetë, ai është në linjën tradicionale të politikës së shtetit turk, i cili nuk ka lejuar asnjëherë që komunitetet islamike, përkatësisht bashkësitë klerikale muslimane në Ballkan, të kenë autoqefali.

Ndërkaq, çështja e bektashinjve është një çështje edhe më e komplikuar se kaq, pasi përplasja e parë e madhe ndërmjet Turqisë dhe Shqipërisë erdhi kur qendra e sektit bektashian, përkatësisht Kryegjyshata Botërore Bektashiane, vendosi selinë e saj në Shqipëri.

Në vitin 1925, Mustafa Qemali- Ataturku përzuri nga Anadolli urdhrin bektashi, që ndodhej në Nevsehir, në zemër të Turqisë. Një urdhër që nuk ishte thjesht një kult fetar, por një qendër graviteti e kulturës, mendimit dhe filozofisë sufiste brenda islamit.

Pranimi nga Mbreti Zog i Kryegjyshatës Bektashiane në Tiranë e xhindosi Ataturkun, aq sa të dy i patën gjithë kohën marrëdhëniet e prishura.

Ndërkaq, qeveritë turke pas vitit 1990, kur u rikthyen kultet fetare, kanë pasur marrëdhënie të ftohta me bektashinjtë. Madje, publikisht nuk ka pasur takime institucionale, duke mos e njohur por as e ngacmuar njëri- tjerin.

Mirëpo, nisma e Edi Ramës për shtetin bektashi, e në veçanti marrëdhëniet e mira të Izraelit me Baba Mondin dhe Kryegjyshatën, kanë sjellë një ofensivë politike të Turqisë për të bërë një puç institucional tek bektashinjtë.

Më datë 27 gusht, ditën më të shenjtë për Bektashinjtë, si dhe për të gjithë muslimanët shiitë, ambasadori turk në Tiranë ka takuar një klerik bektashi të Elbasanit për ta uruar për muajin Muharrem dhe Ditën e Ashures.

Për bektashinjtë dhe shiitët, Muharremi dhe Dita e Ashures përkujtojnë një nga ngjarjet më tragjike, ajo që quhet Beteja e Qerbelasë, e cila është edhe pjesë e letërsisë botërore, kur ushtria e kalifatit suni rrethoi në Qerbela nipat e profetit Muhamed, imam Hysenin dhe Imam Hasanin, dhe i la në një rrethim 11-ditor pa ujë, duke i kthyer të gjithë besimtarët në martirë.

Puçi i Erdoganit te bektashinjtë: ambasadori turk thyen protokollin

Ambasadori turk në Tiranë, B. Ceyhun Erciyes, ka bërë një postim të veçantë, ku thekson se "me rastin e muajit Muharrem dhe Ditës së Ashures, zhvilloi një vizitë kortezie tek Haxhi Baba Admir Selmani në Gjyshatën Bektashiane të Elbasanit. Kjo traditë e lashtë, një ndër shenjat më të çmuara të trashëgimisë sonë të përbashkët kulturore dhe të hapësirës sonë shpirtërore, vazhdon të na bashkojë nën frymën e vëllazërisë. Urojmë që muaji Muharrem t'i sjellë mbarë njerëzimit paqe, qetësi dhe begati."

Takimi i një kleriku lokal nuk është gjë tjetër veçse thyerje e protokollit dhe rregullit të Kryegjyshatës, çfarë tregon se ka nisur një luftë të hapur për të larguar Baba Mondin. Një puç të tillë Ankaraja e ka nisur prej kohësh edhe me Komunitetin Musliman Shqiptar, ku ka objektiv heqjen e kreut të saj, Bujar Spahiu, për ta zëvendësuar me një besnik të tyre.

Me një fjalë, Turqisë i bie ngushtë autoqefalia e institucioneve të besimit islam në Shqipëri./Pamfleti

 

puçi i erdoganit me bektashinjtë ambasadori turk baba mondi

8 Komente

  1. A
    Ambassador per Arabine Saudite?

    Ambasadori fillon të ngasë në korsinë e gabuar në Shqipëri. Edhe myslimanëve sunitë nuk u pëlqen ky "gabim". Origjina bektashiane është Kirsehir, Anadoll. Ambasadori përfaqëson Arabinë Saudite këtu?

    1. R
      RAMA NBURG

      Rexhep ok, Taip ok, po pse ErdoGan. Recep Tayip.. ose Tajip Erdoan. ja kshu fillon lufta për emrin, se të humbet fokusi. jo po Kashner thon ca, po thuaje ore Kushner si i thonë amerikanët vetë, dhe shkruajeni Xhared (jo Jared) se nuk mërzitet ai. Por po i patët aq merak ua lini vulën origjinale në kllapa në anë ose hashtag

      1. R
        RAMA NBURG

        Turqia mbaron të ketë parti të vetën politike në Shqipëri si në Maqedoni. Madje çudi s'e ka bërë deri më tani me Hizmetin e Fetullah Gulenit apo mjafton që merr Allajbeu qindra miliona tendera e koncesione. Po prape Taipi do pjesën e vet, ndaj ka përgatitur pedagog e pseudo akademik ti kete pararoje. Dmth keta e marrin brumin e mishit per top gati dhe i bejn mercenar fetar gjoja dhe politikan, se u shplan trute i con i bredh te shohin zyrat e pallatet e medha marrosen keta marionetat tane aaa pika e damllaja e tju kthjelloje

        1. .
          .

          Kështu është kur broçullat fetare me sfond politik janë me variante sipas interesit.

          1. K
            Kontradiktat në Kuran

            E VËRTETA ËSHTË VETËM NJË- JO ME VARIANTE _______________________ NGA ÇFARË ËSHTË KRIJUAR NJERIU?______ Nga ASGJË (SURJA 19, verse 76),, Nga NGJITJE GJAKU (SURJA 96, verse 2),, Nga UJË (SURJA 21, verse 30),,, Nga FARA E VOGËL (SURJA 16, verse 4),, Nga ARGJILË

          2. T
            Tony

            Nuk u pjerdh bytha Shqiptareve as per Erdogan e Turqi e lloj lloj feje. Shqiptaret jane pagane e bij paganesh. A ka moral ky teveqeli turk kokemut qe na masakroi, perdhunoi, vrau e dogji per 500 vjet e kkerkon miqesi e respekt nga Shqiptaret? Ky qen zuzar ndoshta ka shpelare Shqiptaret e emigruar ne Turqi por jo kurr e ta harroje Shqiperine e Shqiptaret.

            1. A
              ATEISTI JO KOMUNIST

              Në Kuran, Maryam (Maria, e ëma e Isa, pra Jezusit) është e vetmja grua që përmendet me emër. Emri i saj shfaqet rreth 34 herë, madje ekziston edhe një sure e tërë që mban emrin e saj: Surah Maryam. Gra të tjera përmenden, por pa emra. Për shembull: gruaja e Adam; gruaja e Nuh; gruaja e Lut; gruaja e Ibrahim; gruaja e Aziz of Egypt (në rrëfimin e Yusuf); gruaja e Fir'awn (tradita islame e quan Asiya bint Muzahim, por emri i saj nuk gjendet në Kuran); nënat ose motrat e disa profetëve, të cilat përmenden vetëm sipas rolit të tyre. Po ashtu, as nëna e profetit Muhammad, Aminah bint Wahb, nuk përmendet me emër në Kuran. Në fakt, as gratë e Muhamedit (si Khadija bint Khuwaylid apo Aisha bint Abi Bakr) nuk përmenden me emrat e tyre; ato përmenden me shprehje si "gratë e Profetit". _______________ Feja islame nuk e njeh Jezusin si birin e Zotit. Muhamedi është figura qendrore njerëzore në Kuran, sepse ai konsiderohet profeti të cilit iu shpall Kurani. Studiuesit shpesh thonë se Muhamedi është themeluesi historik i Islamit si bashkësi fetare, sepse ai udhëhoqi formimin e komunitetit të parë mysliman në shekullin VII. Muhamedi mund të quhet themeluesi i Islamit si fe e organizuar.Ai nuk është themeluesi i fesë, por profeti i fundit dhe i dërguari i Allahut. Muhamedi ishte i paarsimuar" ose "analfabet", domethënë nuk lexonte dhe nuk shkruante. Ky interpretim mbështetet në ajete si ato të Surah Al-Ankabut, ku thuhet se para shpalljes ai nuk lexonte ndonjë libër dhe nuk shkruante me dorën e tij. __________________ Pyetje: Feja islame nuk e njeh Krishtin si nirin e Perëndisë, por figura qëndrore në Kuran është Muhamedi që ishte analfabet dhe poligam se u martua me 13 gra (nga ku njlra minorene). Si ka mundësi që e vetmja grua që përmendet në Kuran me emër është Maria, e ëma e Jesus Krishtit? Maria ishte më e rëndësishme se e ëma e profetit Muhamed? Nëse po, atëherë pse po? E vërteta dihet që është një dhe vetëm një. Atëherë pse përmendet vetëm Maria me emër? ___________________ Sipas Kuranit dhe traditës islame, gjatë kohës së Muhammad u ndryshua mënyra se si trajtohej adoptimi ligjor.Para Islamit, në Arabia ishte e zakonshme që një djalë i adoptuar të konsiderohej ligjërisht si bir biologjik: ai merrte mbiemrin e adoptuesit dhe trajtohej si trashëgimtar e me të njëjtat ndalime martesore si një djalë i lindur. Kurani e ndryshoi këtë. Në Surah Al-Ahzab thuhet se të adoptuarit nuk duhen konsideruar bij biologjikë dhe duhet të thirren sipas baballarëve të tyre biologjikë, nëse dihen. Kjo do të thotë se u hoq adoptimi në kuptimin e krijimit të një lidhjeje të re biologjike e juridike, jo kujdesi për fëmijët. Ky ndryshim lidhet edhe me historinë e Zayd ibn Harithah, i cili ishte bir i adoptuar i Muhamedit. Më vonë ai u identifikua përsëri me emrin e babait të tij biologjik. Pas divorcit të Zajdit, Muhamedi u martua me Zaynab bint Jahsh. Faktet kryesore janë këto: Zayd ibn Harithah ishte biri i adoptuar i Muhammad. Zajdi ishte i martuar me Zaynab bint Jahsh. Martesa e tyre përfundoi me divorc. Më pas Muhamedi u martua me Zejneben. Kjo ngjarje lidhet në Kuran me Surah Al-Ahzab, ku thuhet se bijtë e adoptuar nuk janë njësoj si bijtë biologjikë. Sipas disa studiuesve modernë dhe kritikëve të Islamit, ndryshimi i rregullit dhe martesa janë parë si ngjarje të lidhura, dhe disa argumentojnë se ligji u ndryshua për të justifikuar këtë martesë. Pyetja është: A kemi të bëjmë me një përdorim të pushtetit fetar nga Muhamedi për të mdryshuar një ligj për adoptimin, për të favorizuar martesën e vet? Nëse jo, pse jo? Si mund të besosh një profet të tillë që martohet me 13 gra, që është analfabet, dhe që as e ëma e tij nuk përmendet me emër në Kuran?

              1. B
                Boni

                Autoqefalia në këtë rast është eufemizëm. Qasjet politike prodhojnë këto të "vërteta" politike për qëllime të vërtetuara këtë 100 vjeçarin e fundit. Vazhdojmë me të njëjtën pantomimë.

                Lini një Përgjigje