Dashnor Dumani, vëllai i Nuredin Dumanit, është arrestuar në Dubai.
Ende nuk dihet se në cilën datë është arrestuar Dumani, por Policia e Shtetit njofton se tashmë janë finalizuar procedurat për ekstradim dhe ai do të mbërrijë në Tiranë pasditen e kësaj të mërkure.
Gazetari Sokol Bregu thotë se arrestimi dhe dërgimi i Dashnor Dumanit në Shqipëri nuk ka lidhje me faktin që është vëllai i Nuredin Dumanit, por me faktin që ka një marrëveshje mes shtetit shqiptar dhe Emirateve të Bashkuara Arabe.
Sipas Bregut, do të sillen në Shqipëri personat e akuzuar për vrasje.
'Nuk ka lidhje me faktin që është vëllai i të penduarit Nuredin Dumani. Por ka lidhje me një tjetër fakt, me një marrëveshje e cila ka kohë që ka filluar të kryhet mes shtetit shqiptar dhe Emirateve të Bashkuara Arabe.
Ata që do të sillen të parët janë të gjithë në një listë janë të akuzuarit për vrasje, mund të shpëtojnë ata që janë të akuzuar për trafik droge dhe evazion fiskal, se nuk konsiderohen me rrezikshmëri të lartë në vendin ku jetojnë dhe investojnë shuma të mëdha parash.
Këto duhet të jenë të 8 ose të 9 në radhë. Në dijeninë time ka të tjerë të arrestuar që pritet të vijnë. Ka disa të arrestuar për herë të dytë që do vijnë
Nuk di si u arrit kjo marrëveshje, duke qenë nuk kemi marrëveshje ekstradimi me Emiratet. A është kjo një lëvizje diplomatike, politike e qeverisë shqiptare se duket që nuk është marrëveshje e shkruar, por mirëkuptimi mes dy shteteve.
Më tej Bregu tha se gjatë verës do të vijën persona me shumë zë në botën e krimit në Shqipëri.
Ata që do të vijnë janë persona me shumë zë në botën e krimit në Shqipëri dhe pritet të ekstradohen.
Brenda verës do vijnë disa nga personazhet kryesorë të Shqipërisë. Nuk janë pak.', tha Bregu.
Lini një Përgjigje