Është publikuar fotoja e Dashnor Dumanit, vëllait të vrasësit me pagesë Nuredin Dumani, i cili është kthyer në të penduar të drejtësisë.
Dashnor Dumani pritet të ekstradohet sot drejt Shqipërisë, ndërsa ndaj tij rëndojnë disa akuza.
Vëllai i vrasësit me pagesë, i dyshuar si pjesëtar i organizatave kriminale, është dënuar nga GjKKO-ja i dënuar për armëmbajtje pa leje, ndërsa akuzohet për vrasje dhe për vjedhje me armë.
Gjithashtu është publikuar edhe fotoja e dy vëllezërve Dumani të realizuar në vitin 2010 teksa mbajnë në dorë tufa me para.
Ndërkohë pritet të ekstradohet sot edhe Artemis Stafa, i cili dyshohet se pastronte paratë e vëllezërve Çopja.
“Si rezultat i bashkëpunimit shumë të ngushtë me partnerët në Emiratet e Bashkuara Arabe, pritet që gjatë ditës së sotme, të finalizohen procedurat për ekstradimin nga Dubai, në Shqipëri, të shtetasve të shumëkërkuar, pjesëtarë të organizatave kriminale:
-D. D., i dënuar për armëmbajtje pa leje dhe i akuzuar nga GjKKO-ja, për vrasje dhe për vjedhje me armë;
-A. S., i akuzuar nga GjKKO-ja, se ka pastruar paratë e një grupi kriminal në Elbasan”, njofton policia.
Lini një Përgjigje