
Pas një seance e cila zgjati mbi nëntë orë, Gjykata e Kukësit ka konfirmuar masat e sigurisë për 22 policë, të cilët akuzohen për shpërdorim detyre.
Ata akuzohen se kishin ngritur një skemë vjedhjeje të pagesave të gjobave që aplikonin për drejtuesit e automjeteve.
Nga 22 policë të dyshuar, gjashtë u lanë në burg, katër arrest shtëpie dhe dymbëdhjetë të tjerë në “detyrim paraqitje”
Kujtojmë se 22 efektivët kanë keqpërdorur aksesin në sistemet e policisë. Punonjësit e policisë në terren, konstatonin shkeljen, administronin shumën monetare duke i dhënë drejtuesit të mjetit procesverbalin përkatës dhe në vijim nuk kryenin arkëtimet dhe nuk bënin pasqyrimet përkatëse në sistem, me qëllim përvetësimin në mënyrë të paligjshme të vlerave monetare.
Rezulton se nga gjobat administrative, 22 efektivët kanë arritur që të përvetësojnë një shumë prej 2.200.000 lekësh.
Lini një Përgjigje