TAGS-AT E JAVËS

Kronike17 Korrik 2025, 15:48

Vrasja e 23-vjeçarit në Mat, dëshmitari i ekzekutimit të Azem Hajdarit fundos dy vëllezërit Bushgjokaj

Shkruar nga Pamfleti

Vrasja e 23-vjeçarit në Mat, dëshmitari i ekzekutimit të

Hetimi për vrasjen e 23-vjeçarit Renis Dobra po nxjerr në dritë dëshmi që nuk përputhen dhe implikime të mundshme me rrjete kriminale. Dy të arrestuarit për ngjarjen e rëndë kanë dhënë rrëfime kontradiktore që përforcojnë dyshimet për një krim të planifikuar, ndërsa pranojnë kontakte me personazhe me precedentë penalë.

Petrit Çakrri, 55 vjeç, një prej të ndaluarve, (dëshmitar i vrasjes së Azem Hajdarit) ka pranuar se ditën e ngjarjes ndodhej në zonën e Burrelit, por mohon të ketë qenë pjesë e rrëmbimit apo ekzekutimit të të riut. Ai ka deklaruar para hetuesve se njihte prej kohësh Kristi Bushgjokën, një nga personat ende në kërkim, dhe se lidhja e tyre kishte nisur që kur ndodheshin të dy në burg. "Mbajmë ende kontakte, dhe me vëllezërit Bushgjokaj u takuam sepse më thanë se në ato zona do të kërkonim për të marrë lëndë narkotike", ka pohuar ai.

Çakrri tregon gjithashtu për një episod të dyshimtë, kur sipas tij, pasi vëllezërit hipën në makinën e një djali të ri, i thanë shkurt: “Tani ik largohu.” Pavarësisht këtyre detajeve, ai mohon çdo lidhje me viktimën, Renis Dobra, dhe pretendon se nuk ka dijeni për rrëmbimin apo vrasjen.

Ndërsa Fatjon Bushgjoka, 34 vjeç, ka konfirmuar njohjen me viktimën, madje edhe bashkëpunimin e mëparshëm në aktivitete të paligjshme. “Me Renisin njihemi që në Gjermani, kemi punuar me drogë. Kishim mosmarrëveshje, por nuk kam lidhje me vrasjen,” është shprehur ai.

Renis Dobra u rrëmbye më 8 korrik dhe u gjet i pajetë, i mbytur me litar pranë liqenit të Shkopetit. Makina që ai përdorte u gjet e fundosur në ujë, ndërsa hetimi ka zbardhur lëvizjet e autorëve përmes kamerave të sigurisë. Katër ditë para krimit, të dyshuarit kishin marrë automjete me qira; dy prej tyre, Kristi dhe Aleksandër Bushgjoka, janë ende në kërkim.

Lini një Përgjigje