TAGS-AT E JAVËS

Kronike17 Korrik 2025, 11:03

Vajza tentoi të vetëvritej me armë, Gjykata e Vlorës merr vendimin për babain e 17-vjeçares

Shkruar nga Pamfleti
Vajza tentoi të vetëvritej me armë, Gjykata e Vlorës merr
Pamje nga spitali

Gjykata e Vlorës ka caktuar masën e sigurisë arrest në burg për babain e 17-vjeçares që tentoi vetëvrasjen me armë zjarri 3 ditë më parë në Vlorë.

I ati akuzohet për veprën penale “Dhuna në familje” dhe “Shkaktim i vetëvrasjes”.

Gjatë seancës është kërkuar një masë më e lehtë sigurie për 43-vjeçarin, por gjyqtari Bevil Beqiraj ka pranuar kërkesën e Prokurorisë duke përcaktuar masën shtrënguese arrest në burg.

Ngjarja e rëndë ndodhi vetëm pak ditë më parë në Vlorë, ndërsa 17-vjeçarja qëlloi veten me pistoletë në kokë në banesën e gjyshit të saj.

Adoleshentja ndodhet në Spitalin e Traumës në Tiranë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Nën hetim për ngjarjen është edhe gjyshi i vajzës, i cili akuzohet për armëmbajtje pa leje, ndërsa policia vijon kërkimet për gjetjen e armës. Sipas uniformave blu, arma dyshohet të jetë fshehur nga familjarët pas krimit.

Lini një Përgjigje