Policia e Vlorës ka gjetur dhe sekuestruar armën e zjarrit me të cilën dyshohet se 17-vjeçarja tentoi t’i jepte fund jetës 3 ditë më parë.
Sipas njoftimit zyrtar, arma e tipit pistoletë u gjet e fshehur në një vend grumbullimi mbeturinash, pranë banesës së gjyshërve të të miturës dhe ndodhej brenda një qeseje plastike.
Arma është sekuestruar do të dërgohet në Institutin e Policisë Shkencore për ekzaminime të mëtejshme, me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
“Në vijim të hetimeve për ngjarjen e ndodhur më datë 14.07.2025, në lagjen “Kushtrimi”, ku një 17-vjeçare mbeti e plagosur rëndë pas tentativës për vetëvrasje me armë zjarri, u bë e mundur gjetja dhe sekuestrimi, në cilësinë e provës materiale, i armës së zjarrit pistoletë, e cila ishte hedhur në një vend grumbullimi materialesh të ndryshme shtëpiake, pranë banesës së gjyshërve të të miturës dhe ndodhej brenda një qeseje plastike”, njofton policia.
Arma e sekuestruar do t’i dërgohet Institutit të Policisë Shkencore për ekzaminime të mëtejshme, me qëllim dokumentimin e plotë të ngjarjes.
Materialet shtesë iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshm", njofton policia.
Lini një Përgjigje