TAGS-AT E JAVËS

Kronike27 Shtator 2025, 12:05

Vrasja e biznesmenit italian, kush qëlloi ndaj Edoardo Sarchi? Zbardhet dëshmia e ortakut

Shkruar nga Pamfleti

Vrasja e biznesmenit italian, kush qëlloi ndaj Edoardo Sarchi? Zbardhet

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë, e ndodhur në orët e para të së shtunës, ku një 44-vjeçar italian, pronar i një fabrike tullash në Tiranë, u gjet i vrarë me armë zjarri në afërsi të fshatit Salari të Tepelenës.

Viktima Edoardo Sarchi u qëllua me armë zjarri, ndërsa lidhur me ngjarjen që vijon të jetë e mbuluar me mister, kanë nisur hetimet dhe zbardhja e disa detajeve.

Sipas raportimeve të fundit mediatike, nga policia është shoqëruar shtetasi Eqerem Braçe, i cili ishte edhe ortaku i viktimës në fabrikën e tullave në Tiranë dhe së bashku kishin dalë për gjah.

Eqerem Braçe ka dhënë dëshminë e tij lidhur me ngjarjen, ndërsa mësohet se në vendngjarje ka pasur dy automjete, ai me të cilin lëvizte viktima dhe një tjetër ku ndodheshin personat që ishin së bashku me të për gjah.

Sipas dëshmisë së Eqerem Braçes, një person ka hapur zjarr drejt automjetit ku ndodhej 44-vjeçari italian. Në këto kushte Braçe ka dalë për t’i dhënë ndihmë ortakut të tij, ndaj dhe trupi i viktimës ndodhej disa metra larg automjetit.

Megjithatë mbetet për t’u verifikuar vërtetësia e dëshmisë së tij, ndërkohë që pas verifikimeve të kryera në automjetin e viktimës nuk ka gjurmë plumbash, por vetëm një gomë të shfryrë.

Sakaq, policia ka shpallur në kërkim djalin e Eqerem Braçes, Gazment Braçen për ta marrë në pyetje, pasi edhe ai ka qenë në vendngjarje.

E gjithë ngjarja vijon të ketë shumë pikëpyetje. Fillimisht u tha se ndaj automjetit ku ndodhej viktima është qëlluar me breshëri nga një tjetër makinë, që lëvizte në krah të kundërt. Madje u tha se fillimisht ishte qëlluar ndaj gomave të makinës së viktimës dhe më pas në drejtim të saj, duke i shkaktuar vdekjen 44-vjeçarit italian. Më pas u raportua se lidhur me ngjarjen ishte shpallur në kërkim Gament Braçe, si i dyshuar, ndërkohë që nga detajet e fundit rezulton se ai bashkë me të atin, kishin qenë si shoqërues të italianit, pavarësisht se qarkullonin me dy makina.

Policia, sipas raportimeve, ka shoqëruar disa persona që janë marrë në pyetje, ndërsa ende nuk ka një njoftim zyrtar, përveç atij paraprak, ku përciptazi thuhej se është gjetur një trup i pajetë në rrugë, i qëlluar me armë zjarri.

Lini një Përgjigje