TAGS-AT E JAVËS

Kronike20 Dhjetor 2023, 16:39

Vrasja e Pjetër Kolës brenda serës së kanabisit, Gjykata e Shkodrës dënon me mbi 12 vite burg Anton Gjinin

Shkruar nga Pamfleti

Vrasja e Pjetër Kolës brenda serës së kanabisit, Gjykata e

Gjykata e Shkodrës ka dënuar me 12 vite e 8 muaj burg Maltin alias Anton Gjinin i akuzuar për vrasjen e Pjetër Kolës. Ngjarja ndodhi në 27 shtator 2022 në Pukë.

Hetimet e kryera nga organi i akuzës kanë rezultuar se vrasja e Kolës ka ndodhur për shkak të një mosmarrëveshje mes tij dhe autorit.

Për këtë konflikt hetuesit thonë se ka ndodhur për prishjen e pazareve të drogës pasi autori dhe viktima kishin ngritur një magazinë të përpunimit të lëndëve narkotike në zonën e Pukës.

Mes tyre fillimisht ka pasur një konflikt e ndërsa takimi në ambjetet e magazinës së përbashkët ka rezultuar fatalë për jetën e Pjetër Kolës ku është qëlluar më plumb në bark dukë humbur jetën fatkeqësisht.

Policia e shtetit gjatë kryerjes së hetimeve dhe vëzhgimit të vendit të ngjarjes ka konstatuar se droga po thahej në ish magazinat e rezervave të shtetit për të cilën është përdorur si ambjent përpunimi kanabisi sativa.

Mësohet se pas provave të administruara nga policia Autori Maltin Gjini dhe Viktima Pjetër Kola kishin arritur të punësonin disa gra dhe vajza kryesisht në Cërrik me qëllim qethjen e bimëve të kanabisit.

Paga e tyre ditore ishte 25-30 mijë lekë. Gjatë marrjes së tyre në pyetje ata kanë deklaruar se autori dhe viktima ishin dy personat që kanë biseduar për këtë aktivitet të paligjshëm për të cilën fillimisht u kanë thënë se do të merreshin me sherbele.

Por vetëm në momentin e mbërritjes së tyre në Pukë ato kanë konstatuar magazinën me drogë.

Për këtë arsye gjykata e Shkodrës vendosi që 6 gratë të dënohen me 5 vite shërbim prove të cilët akuzohen për shitblerje të lëndëve narkotike.

Më këtë masë u dënua edhe Dritan Gjoka e ndërsa Frrok Ndoj i cili akuzohet për veprime që pengojën zbulimin e të vërtetës u dënua me 6 muaj burg. Ndërsa Marjan Paloka u dënua 6 muaj burg për mos kallëzim krimi.

Lini një Përgjigje