TAGS-AT E JAVËS

Kronike20 Dhjetor 2023, 14:45

“Tronditëse”, miqtë e 27-vjeçares shtatzënë që u vra në Itali: S’e dinim për lidhjen, menduam se ishte grabitje

Shkruar nga Pamfleti

“Tronditëse”, miqtë e 27-vjeçares

Vrasja e Vanesa Ballan, 27-vjeçares shtatzënë që u ekzekutua me thikë nga 41-vjeçari Bujar Fandaj ka tronditur opinion publik dhe miqtë e saj në Trevizo të Italisë.

Autori është një 41-vjeçar shqiptar me origjinë nga Kosova, i cili dyshohet të ketë patur një lidhje të shkurtër dashurie me 27-vjeçaren.

Miqtë e Ballan kanë shprehur tronditjen e madhe që kanë përjetuar kur kanë marrë vesh lajmin. Kolegu i Sephora Longo dhe e njohura Ines Pagnon folën për miken e tyre e cila ishte në muajin e tretë të shtatzënisë.

Ata e njihnin atë dhe gjithashtu bashkëshortin e saj Nicola Scapinello .

“Nuk mund ta kuptoj se çfarë ndodhi, kur dëgjova lajmin në atë kohë mendova për një hajdut apo ndonjë grabitje", shpjegon Ines Pagnon.

Ajo tha se nuk ishte në dijeni të lidhjes jashtëmartesore që 27-vjeçarja kishte me shqiptarin nga Kosova.

Dyshohet se pasi Vanesa i dha fund lidhjes, 41-vjeçari nisi ta përndiqte dhe ta kërcënonte se do të publikonte videot e saj intime në internet.

Për kërcënimet e shqiptarit, e reja kishte vënë në dijeni dhe autoritetet italiane, por dhe familjarët e saj.

Fandaj u arrestua mbrëmjen e ditës së djeshme në afërsi të banesës së tij në Altivole, disa orë pasi kreu krimin e rëndë.

itali grabitje 27 vjecarja shtatezene

Lini një Përgjigje