TAGS-AT E JAVËS

Kronike18 Tetor 2025, 19:41

Vrasja e pronarit dhe punëtorit shqiptar në Greqi, dyshime edhe ndaj një biznesmeni grek

Shkruar nga Pamfleti

Vrasja e pronarit dhe punëtorit shqiptar në Greqi, dyshime edhe ndaj

Vrasja e dyfishtë në Finikounda të Greqisë po hyn në fazën kryesore të marrjes në pyetje, pas arrestimit të dy të akuzuarve.

Policia po mbledh deklaratat e dëshmitarëve, duke kërkuar të hedhë dritë mbi vrasjen e pronarit grek të kampingut dhe kujdestarit të tij shqiptar, të cilit i kishte lënë gati gjysmën e pasurisë.

Pas deklaratave të nipit të viktimës, pronar i kampingut e të dashurës së tij të re, mbesës së viktimës, sot ka dëshmuar një biznesmeni nga Atika.

Ai është punëdhënësi i 22-vjeçarit i cili ka dëshmuar për katër orë para hetuesit, nga ora 13:00 deri në orën 17:00.

Sipas informacioneve, e reja (e dashura e nipit të viktimës), e kishte kontaktuar atë në telefon disa minuta pas vrasjes së dyfishtë, gjë që e bën atë një dëshmitar kyç për zhvillimin e çështjes.

Autoritetet hetimore dhe policore po vazhdojnë gjithashtu hetimet e tyre për të përcaktuar rrugën që ndoqi 22-vjeçarit pas vrasjes. Ai pretendon se është arratisur duke notuar deri në Kalamata, por nuk tregon aspektet e arratisjes së tij.

Gjithashtu, po hetohet një makinë e bardhë, e cila dyshohet se është parë në zonë në momentin e krimit. Policia po shqyrton nëse ky është i njëjti automjet që u regjistrua më 7 shtator, kur u krye një tentativë vrasjeje kundër pronarit 68-vjeçar të kampingut, një incident për të cilin 22-vjeçari kishte marrë tashmë përgjegjësinë.

Sipas “Protothema”, ai ndërmori aktin pasi tentoi ta zhvaste viktimën teksa e akuzonte për një abuzim seksual që i kishte bërë vite më parë.

Nesër pritet të japin deklaratat e tyre dy të pandehurit, i dyshuari si vrasësi, një greko-britanik dhe i riu që pretendon abuzimin, të cilët po mbahen në qeli të ndara në Departamentin e Policisë së Mesinisë.

Dy të rinjtë akuzojnë njëri-tjetrin se kush hyri në kamping natën e 5 tetorit, me 22-vjeçarin që është identifikuar nga nipi i viktimës, i vetmi dëshmitar okular i vrasjes. Sipas tij, autori ishte me flokë të shkurtra, biond dhe qëlloi 5 herë. Ai mundi të shpëtonte, por kujdestari shqiptar që ndodhej pas tij në vrap e sipër për t’u arratisur nga plumbat, nuk mbijetoi dot.

Nipi tha se, i tronditur i kërkoi të dashurës të telefononte punëdhënësin e 22-vjeçarit që pretendonte abuzimin seksual nga xhaxhai i tij, por pa shpjeguar përse pikërisht atë.

Mbesa e viktimës u shpreh se xhaxhai kishte shumë pasuri, deri në 30 mln euro dhe pjesën më të madhe ia kishte lënë trashëgimi shqiptarit. Ajo rrëfeu edhe konfliktet me nipin që mbijetoi, teksa ngjarja është ende nën hetim.

Lini një Përgjigje