
Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi vendimin e Apelit të Posaçëm për dënimin me burg përjetë të Xhulian Hoxhës dhe me 16 vite burg për Euglen Halilin lidhur me vrasjen e Emiljano Ramazanit dhe Regis Runaj.
Raportohet se të dënuarit kërkuan prishje të vendimit të dhënë nga 8 prill 2024 dhe iu drejtuan Gjykatës së Lartë me rekurs, por shkalla e tretë e gjyqësorit vendosi të lërë në fuqi vendimin e Apelit të Posaçëm.
“Lënien në fuqi të vendimit nr.15 (87-2024-98), datë 08.04.2024 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, thuhet në vendimin e Gjykatës së Lartë.
Emiljano Ramazani u vra në 20 korrik të vitit 2020 në Elbasan, ndërsa Regis Runaj u vra me thikë ndërsa trupi i tij u gjet në datë 29 korrik të të njëjtit vit, në lagjen “Emin Matraxhiu” në afërsi të varrezave në Elbasan./TCH
Lini një Përgjigje