TAGS-AT E JAVËS

Kronike 2 Nëntor 2025, 15:39

Vrasja e shqiptarit në Itali, arrestohet një 21-vjeçar i dyshuar si autor; në pranga edhe një maroken

Shkruar nga Pamfleti

Vrasja e shqiptarit në Itali, arrestohet një 21-vjeçar i

Një 21-vjeçar është arrestuar si i dyshuar për vrasjen e shqiptarit Hekuran Cumani, 23 vjeç, banues në Fabriano të Italisë, i cili u qëllua për vdekje me thikë para Universitetit të matematikës në Peruxhia, pas një sherri që ndodhi në parking.

I riu po hetohet se ka lidhje me krimin ndërsa një urdhër arresti u lëshua ndaj tij nga gjyqtari i hetimeve paraprake të Peruxhias, me kërkesë të prokurorit.

Mbrëmjen e 18 tetorit, Cumani, vëllai i tij dhe disa miq kishin udhëtuar për në Peruxhia nga Fabriano, për të kaluar mbrëmjen në një klub nate në lagjen universitare. Brenda klubit pati momente tensioni (të filmuara nga kamerat e brendshme), me disa të rinj italianë dhe të tjerë me origjinë të huaj.

Më pas sherri vijoi jashtë, në parkingun përpara Departamentit të Matematikës dhe Shkencave Kompjuterike të Universitetit, ku Cumani u godit me thikë. I plagosur rëndë tentoi të lëvizte apo të ndiqte autorin, por fatkeqësisht humbi jetën.

Ditët e fundit, u arrestua edhe një 18-vjeçar me origjinë marokene, i cili besohet të jetë i përfshirë në përleshjen midis dy grupeve të të rinjve që çoi në vrasjen e Cumanit. I riu, nën hetim për kërcënime dhe posedim të objekteve të paligjshme, u detyrua të paraqitej në policinë gjyqësore. Urdhri u nxor pas përfshirjes së tij në sulmin ndaj personelit të sigurisë në një klub.

Në atë rast, rojet e sigurisë u sulmuan me hanxhar, duke plagosur njërin prej tyre dhe më pas sulmuesit i qëlluan me sprajt me piper për të penguar reagimin e të tjerëve. 18-vjeçari u mbajt përgjegjës për sulmin në bashkëpunim me të tjerë.

Vëllai i viktimës Cumani mbeti gjithashtu i plagosur pas sherrit.

Lini një Përgjigje