TAGS-AT E JAVËS

Kronike 2 Nëntor 2025, 10:53

Gjendet një granatë dore pranë Urës së Dajlanit në Durrës, policia rrethon zonën

Shkruar nga Pamfleti
Gjendet një granatë dore pranë Urës së Dajlanit në
Foto ilustruese

Një granatë dore difensive është gjetur mëngjesin e sotëm në zonën e Urës së Dajlanit.

Granata është konstatuar nga rojet e një kompanie e cila po kryen punime në këtë zonë.

Pas njoftimit uniformat blu kanë bërë rrethimin e zonës, teksa forcat xheniere do të merren me asgjësimin e saj.

Sipas informacioneve paraprake, objekti u gjet mes disa bimësive të ulëta, larg zonave të banuara.

“Është në gjendje të vjetër dhe pa rrezik. Xhenierët do të merren me asgjësimin e saj”, njoftojnë blutë.

1 Komente

  1. T
    Toni

    I ka ra nga xhepi ndonje robi tu ec rruges. Qenkan bo bombat neper xhepa si qindarka qe bien nga xhepi e si ndjen.

    Lini një Përgjigje