
Zbardhen detaje të reja në lidhje me atentatin ndaj biznesmenit në Elbasan, 43-vjeçarit Mondi Mehalla, alias Edmond Hyka.
“News 24” raporton se brenda makinës “Audi” e cila u gjet e djegur në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, para kthesave të Murrashit, nuk është gjetur armë.
Sipas policisë, mendohet se ky automjet është përdorur nga autorët e krimit.
Ndërsa sipas dinamikes, vetëm njëri prej autorëve ka qëlluar, teksa dyshohet se atentatorët të kenë qenë 2. Nga të dhënat, policia sqaron se një prej tyre ka dalë nga makina dhe i është afruar biznesmenit.
Ndërkohë, janë mbledhur disa prova të rëndësishme që mund të çojnë në zbardhjen e ngjarjes dhe janë këqyrur kamerat e sigurisë në zonë.
Grupi hetimor ka vënë re se autorët kanë lëvizur disa herë përgjatë biznesit. Ata kanë ndjekur me detaje lëvizjet e biznesmenit dhe pasi janë siguruar, kanë qëlluar disa herë drejt shënjestrës.
Lini një Përgjigje